Përballje shqiptaro-serbe edhe në stadiumet e Brazilit

Rivaliteti shqiptaro-serb nuk ka munguar as në stadiumet e Brazilit, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2014 atje. Në botërorin e futbollit, në mesin e shumë flamujve të skuadrave konkurrente, u shfaq një flamur shqiptar përkundrejt atij serb.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë ndeshjes Gjermani-Francë, ku në të njëjtën tribunë dhe duke sfiduar njëri-tjetrin, u shpalosën dy flamuj, ai shqiptar para atij serb.

Kamerat arritën të kapnin me shpejtësi të madhe këtë moment, i cili fatmirësisht nuk arriti të degradohej në një konflikt mes palëve. Mediet e quajtën këtë ngjarje, një përballje shqiptaro-serbe në mes të Brazilit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button