Trupat Mberrijne Ne Prevlaka

Qe prej vitit 1992, mosmarreveshjet mbi kete gadishull te pabanuar kane qene ne nivel te ulet por gjithsesi kane mbetur ne vend, dhe bisedimet nuk kane pasur rezultat - duke i dhene edhe nje mundesi Miloshevicit per te luajtur kunder Kroacise dhe Malit te

Trupat Mberrijne Ne Prevlaka

Qe prej vitit 1992, mosmarreveshjet mbi kete gadishull te pabanuar kane qene ne nivel te ulet por gjithsesi kane mbetur ne vend, dhe bisedimet nuk kane pasur rezultat - duke i dhene edhe nje mundesi Miloshevicit per te luajtur kunder Kroacise dhe Malit te

Friday, 23 April, 1999
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ushtare Jugosllave kane hyre ne nje zone te demilitarizuar qe ndan Kroacine dhe Malin e Zi diten e Marte, me 20 Prill - duke treguar keshtu se Beogradi ka akoma shume mundesi per te shkaktuar shqetesime edhe larg nga skena kryesore e luftimeve ne Kosove.


Qe prej Tetorit te 1992, Prevlaka, gadishulli ne piken me jugore te Kroacise, eshte mbyllur per te gjithe pervec 28 vezhguesve te Kombeve te Bashkuara. Ndersa ambasadori i Kroacise ne OKB, Ivan Simonovic, eshte ankuar prane Keshillit te Sigurimit se rreth 300 trupa Jugosllave kane hyre ne zonen e demilitarizuar, vete vezhguesit e OKB jane vetem 20 vete.


Pjesa me jugore e Kroacise shtrihet rreth 40 km ne jug te Dubrovnikut dhe vetem 2 km nga kufiri i Malit te Zi. Dy kilometra i gjate dhe gjysem kilometre i gjere, gadishulli i Prevlakes shtrihet ne anen tjeter te gojes se Gjirit te Kotorit, porti kryesor i Jugosllavise ne uje te thelle.


Prevlaka per dekada me rradhe ka qene nje baze ushtarake perpara se Kroacia te fitonte pavaresine e saj, dhe pjesa tokesore e Malit te Zi ne anen tjeter te gjirit eshte e mbushur me instalime ushtarake--dhe ndoshta edhe baza te leshimit te raketave.


Kur forcat Jugosllave u terhoqen nga Kroacia ne vitin 1992, ata nuk pranuan te terhiqeshin nga Prevlaka dhe zona perreth perpara se te arrinin nje marrveshje per ta mbajtur zonen te demilitarizuar, nen kontrollin e OKB-se, deri sa te dyja palet te arrinin nje marrveshje perfundimtare per sigurimin e zones ndermjet Dubrovnikut dhe Kotorit.


Zona me e gjere e demilitarizuar per te cilen u ra dakort ne 1992 shtrihet ne nje thellesi prej 5 km ne te dyja anet e kufirit Kroato-Jugosllav, i cili shtrihet per rreth 19 km ndermjet Gjirit te Kotorit dhe kufirit me Bosnjen dhe Herzegovinen.


Praktikisht, asnje nga palet nuk e respekton krejtesisht zonen e demilitarizuar. Trupat Jugosllave nuk jane terhequr akoma nga pozicionet prane kufirit me Bosnjen, ndersa "policia speciale" Kroate qendron ne bunkeret ne ane te Prevlakes, ku ne fakt nuk duhet te qendrojne. Ka mundesi qe te dyja palet te kene vendosur arme te renda prane kufirit.


Megjithate, zona ka qene shume e qete per nje kohe te gjate. Pavaresisht incidenteve te vogla apo provokimeve, asnje arme nuk eshte shkrehur qe prej vitit 1995. Cdo gjashte muaj, Keshilli i Sigurimit rishikon situaten brenda dy ose tre minutave perpara se te autorizoje nje zgjatje te metejshme te mandatit te vezhguesve te OKB te vendosur aty.


Pergjegjsia kryesore per mos zgjidhjen e kesaj ceshtjeje eshte e Beogradit, i cili ka perdorur nje sere taktikash per te humbur kohe per te vonuar mbajtjen e bisedimeve serioze rreth kesaj ceshtjeje. Ndoshta, Beogradi synon te ruaje nje pike konflikti si me Kroacine ashtu edhe me Malin e Zi, dhe ta perdori ate ne te ardhmen.


Beogradi insiston se Prevlaka eshte nje mosmarreveshje territoriale qe duhet te zgjidhet duke ndryshuar kufirin nderkombetar--gje kjo qe kundershtohet nga Kroacia dhe nga komuniteti nderkombetar ne pergjithesi.


Nga ana e tij, Zagrebi ka qendruar urte rreth kesaj ceshtjeje. Arsyeja eshte pjeserisht sepse Presidenti Franjo Tudjman me pare ka hedhur idene e nje shkembimi te mundshem te Prevlakes me territore ne Herzegovine, prapa Dubrovnikut.


Por duke ndaluar cdo skeme te tille per te ndryshuar kufinjte e Bosnjes, Marreveshja e Paqes ne Dayton ka hapur rrugen per bisedime serioze dypaleshe. Pavaresisht nga kjo, Zagrebi dhe Beogradi kane rene dakort me ane te nje deklarate ne vitin 1996 per normalizimin e marredhenieve, por asgje me teper per kete ceshtje. Nderkohe kufiri mbetet i mbyllur.


Kjo situate bllokimi ka vazhduar deri ne vitin 1998 kur pas zgjedhjeve ne Mal te Zi, aty erdhi ne pushtet nje udheheqje e cila ishte e gateshme per te rindertuar marredheniet ekonomike me Kroacine. Ne fund te vitit 1998, i inkurajuar nga sinjalet pozitive te Podgorices dhe i shtyre nga diplomacia Amerikane, Zagrebi shtroi per diskutim nje propozim te mire per te zgjidhur ceshtjen e diskutueshme nepermjet demilitarizimit dy palesh. Ne Janar, Keshilli i Sigurimit e denoi kete levizje. Podgorica dhe Zagrebi ne vijim rane dakort per te rihapur piken kryesore te kalimit te kufirit, pavaresisht kundershtimeve te Beogradit. Beogradi u pergjigj duke perjashtuar delegacionin e Podgorices nga ekipi Jugosllav ne bisedimet qe vazhdonin per Prevlaken.


Kjo ishte situata deri ne fillim te kesaj jave kur trupat Jugosllave zune pozicion ne kryqezimin e fundit te rruges perpara pikes se kalimit kufitar, shume prane gadishullit por gjithsesi brenda kufirit te Malit te Zi. Kroacia menjehere u ankua prane Keshillit te Sigurimit se 200 deri 300 ushtare kishin hyre ne zonen e demilitarizuar.


Ka shume mundesi qe inkursioni te jete menduar vetem si nje sinjal qe Miloshevici mund te shkaktoje me te vertete rremuja ne kete qoshe te Ballkani per te cilen nuk kujdesen shume, ne rast se ai do te deshironte kete. Megjithese Prevlaka eshte akoma nje pike jo shume e rendesishme, Kroacia duhet te tregoje shume vemendje, ashtu si edhe NATO, por mbi te gjitha Mali i Zi, ne rast se akte simbolik i Beogradit do te rezultoje ne nje ngritje te pergjitheshme te tensioneve ne te gjitha krahet.


Mark Thompson, autor i nje libri: Fundi i Jugosllavise (Vintage 1992) dhe Duke Fallcifikuar Luften: Media ne Serbi, Kroaci dhe Bosnje-Herzegovine, ka qene gjithashtu edhe nje anetar i misionit te OKB ne Prevlaka ne vitin 1997.


Frontline Updates
Support local journalists