Shfuqizohet titulli artist kombëtar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e miratoi Ligjin për shfuqizimin e Ligjit për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë, me të cilin shfuqizohet ndarja e këtij titulli i cili përbëhet nga kompensimi me para gjatë tërë jetës prej dy pagave mesatare mujore.

Ligji do të vazhdojë të vlejë për pesë nga gjashtë fituesit e titullit. Nga themelimi i tij në vitin 2011, ky titull iu nda: Simon Tërpçeskit, Milço Mançevskit, Esma Rexhepovës, Boris Trajanovit, Ana Durlovskit dhe Nikolla Maxhirovit.

Duke sqaruar nevojën për shfuqizimin e Ligjit, kur ishte në leximin e parë në Kuvend, zëvendësministri i Kulturës, Vladimir Lazovski, njoftoi se për kompensimet e pesë artistëve të gjallë kombëtarë për vitin 2017, duhen katër milionë denarë nga Buxheti i RM-së ose për secilin prej tyre vlerë bruto mujore prej 66.300 denarësh.

Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndërpriten të gjitha procedurat për dhënien e titullit të një artisti kombëtar të filluara në përputhje me Ligjin për artist kombëtar të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button