Maqedoni, janë paraburgosur ish-ministri Janakieski dhe ish-sekretari Kiril Bozhinovski

Gjatë natës janë arrestuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, dhe janë dërguar në burgun e Shutkës, ata janë të akuzuar në disa raste të Prokurorisë Speciale Publike. Arrestimin e tyre e kanë konfirmuar nga Gjykata për televizionin “Telma”, transmeton Portalb.mk.

Të dyve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për shkak mundësisë që të ikin nga shteti.

Të dy janë nën hetimin e PSP-së në rastin “Talir” si dhe janë të akuzuar në disa raste të tjera në të cilat janë duke u zhvilluar procese gjyqësore mes të cilave “Titanik”, për të cilin për sot është caktuar seancë gjyqësore në orën 9:30.

Mbrëmë Janakieski e dënoi ikjen e Nikolla Gruevskit, sepse ikja e tij u bën të akuzuarve tjerë në rastet e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button