Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në një shfaqje humoristike takimin elektoral në Pogradec.

Duke thënë se ky qytet është zona ku shihet më shumë filxhani, shefi i qeverisë nxori nga xhepi një filxhan dhe imitoi sipas tij (fallxhoren) Monika Kryemadhin, duke i parë fatin botuesit Fahri Balliu, i cili është babai i deputetit Klevis Balliu.

https://youtu.be/1Arv5QyWa-4

"Tani unë meqë këtu është zona, desha, është zona e Bahri Falliut kjo edhe doja t’ua tregoja me filxhan në dorë se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.

I thotë: Fahro shoh një peshk të madh këtu në formë F-je dhe lek i madh Fahro, lek i madh.

Edhe Fahro i thotë: Po kjo K-ja këtu afër ca është kjo, koran?

Jooo faro i thotë kjo K-ja këtu është Klevisi.

Edhe i thotë Farua: Po ca bën ky këtu, po më ha lekët mua (qesh).

Dhe fallxhorja i thotë: Jooo, hhh. Ti ha Faro ti ha thotë po shiko këtu si hapet rruga e gjolit këtu dhe ja ku e ke dhe del një I këtu që është Iliir dhe shikoje Fahro si e bën Iliri zjarr, dhe gjithë gjoli bëhet tigan dhe K-ja bëhet ministër drejtësie.

[gallery ids="778380,778375,778374,778370,778367,778366,778373,778372,778371,778376,778377,778378,778379"]