Back to Post List

A është PayPal një zgjidhje e duhur edhe për biznesin tuaj?



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


PayPal për bizneset e vogla jo vetëm që e bën më të lehtë pranimin e pagesave por gjithashtu ofron përfitime të tjera të panumërta për t’ju ndihmuar të përmirësoni shërbimet tuaja.

Me llojin e duhur të mjeteve, mund të rritni shpejt numrin e klientëve tuaj pa asnjë telash. Le të supozojmë se e vetmja gjë që po përpiqeni të bëni është përfundimi i pagesave të sigurta online pa shqetësimin e klientëve tuaj. Nëse po, me gjasë do të hasni në PayPal në udhëtimin tuaj për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

Aktualisht, PayPal operon në të gjithë globin me të gjitha monedhat kryesore të mbështetura në të gjithë botën. Por pyetja mbetet: “A mendoni se PayPal do të ishte zgjidhja perfekte edhe për biznesin tuaj?” 

Pro dhe kundër të llogarisë së biznesit PayPal, është një mënyrë e thjeshtë për ta zbuluar!

Pro

1. I lehtë për tu konfiguruar

Llogaritë e PayPal janë mjaft të lehta për tu konfiguruar. Thjesht duhet të vizitoni uebfaqen e tyre zyrtare, të zgjidhni llojin e llogarisë së biznesit për biznesin tuaj të vogël dhe të siguroni disa informacione personale, duke përfshirë ID-në e emailit, emrin e plotë, fjalëkalimin dhe jeni gati të filloni.

2. Nuk ka nevojë të zotëroni një Merchant Account

Pjesa më e mirë në lidhje me përdorimin e PayPal për biznesin tuaj është se nuk keni nevojë të zotëroni një Merchant Account. Mbajtësit e Merchant Account PayPal paguajnë kosto shtesë, përfshirë tarifat e aplikimit, tarifat mujore, tarifat ndërkufitare, tarifat para transaksionit, si dhe tarifat e qirasë për terminal të kartës së kreditit.

Merchant Account dikur ishin të nevojshme për të pranuar pagesa online, por jo më. Kjo e bën PayPal ideal për bizneset që duan të fillojnë shpejt dhe me lehtësi me transaksione online.

3. Më i përballueshëm sesa metodat tjera të pagesave online

Siç kemi diskutuar më lart, PayPal operon pa një llogari tregtare [ang. merchant account], duke e bërë atë një alternativë të lirë për mënyrat e tjera të pagesës online. Aktualisht, merchant account marrin një shtesë prej 2.9% mbi tarifat $ 0.30 për blerjet me karta të kreditit dhe karta të debitit. Nga ana tjetër, PayPal lejon transaksione me një çmim më të volitshëm.

4. Lejon shkëmbimin e faturave

PayPal hoston një tipar “PayPal invoicing” për të gjeneruar fatura profesionale në më pak se një minutë. Kjo e bëjnë më të lehtë për klientët të paguajnë dhe ju ndihmojnë në ndjekjen e pagesave të marra me kalimin e kohës.

5. Punon me sisteme të shumta Shopping Cart

Nëse sapo keni iniciuar uebfaqen e biznesit tuaj dhe nuk dini se cili lloj partneri i blerjes ju nevojitet, ne kemi një lajm të mirë për ju. PayPal është i integruar me shumë sisteme të Shopping Cart, kështu që mund të filloni të pranoni pagesat tuaja menjëherë. Sistemet e shquara të Shopping Cart përfshijnë Shopify, Magneto, CS-Cart, Big Cartel dhe Volusion.

Kundër

1. Tarifa të majme për kthimet prapa (Chargebacks)

Një chargeback është një kthim mbrapsht i pagesës – paratë merren nga llogaria e shitësit dhe kthehen te blerësi. PayPal lejon rimbursime, por procesi është pak më i komplikuar se zakonisht. Nuk është një shenjë e mirë për biznesin tuaj të vogël!

Shërbimet e pagesave si PayPal janë të pajisura me një formë të mbrojtjes së blerësit. Kjo është për të siguruar një ndjenjë sigurie për klientët, të cilët do të lehtësohen kur dinë se ata mund t’i marrin paratë e tyre nëse blerja e tyre nuk shkon mirë. Nëse duhet t’i ktheni një pagesë blerësit, kjo do t’ju kushtojë një tarifë të rëndë.

2. Është i kufizuar në Kushtet e Përdorimit

Autoritetet e PayPal rezervojnë të drejtën për të ngrirë llogarinë tuaj pa ndonjë njoftim paraprak. Si pasojë, fondet tuaja të mbledhura do të bllokohen derisa llogaria të riaktivizohet. Kjo ka shkaktuar frustrim në mesin e përdoruesve që pretenduan se ekipi i PayPal nuk vuri në dukje ndonjë arsye të ligjshme për pezullimin e llogarisë.

Edhe pse përdorimi i tij është në rritje, PayPal është ende një anëtar relativisht i ri në botën e pagesave elektronike dhe online. Prandaj, shumë njerëz ende refuzojnë të bëjnë kalimin tek ta, duke rezultuar në humbje të biznesit.

3. Shërbimi për përkahje të klientit jo i disponueshëm

Edhe pse PayPal ka një numër telefoni aktiv që klientët të bëjnë pyetje ose të raportojnë transaksione të paautorizuara, shpesh është e vështirë të kontaktosh me përfaqësuesit e tyre. Përndryshe, mund të arrini përkrahjen e PayPal përmes uebfaqes së tyre zyrtare, por mund të duhet deri në një javë për të marrë një përgjigje në emailin tuaj.

Nëse vendosni të shtoni PayPal në listën ekzistuese të procesuesve të pagesave të biznesit tuaj ose e përdorni atë si një mundësi kryesore, PayPal mund të bëjë shumë për t’ju ndihmuar. Sjellja e konsumatorit po ndryshon me shpejtësi, duke e bërë më të dukshme se kurrë se blerjet online po rriten.

Thjesht mos harroni të siguroheni që të mësoni se si ta bëni përvojën e procesimit të pagesës së përdoruesit të përshtatshme dhe të qetë.

Ju lutemi vini re se çmimi në këtë postim të blog mund të mos jetë aktual që nga data e botimit pasi mund të ndryshojë në çdo kohë.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List