Nuredini për AIM: Financimi është çelësi për arritjen e qëllimeve klimatike për vendet në zhvillim, deri në fund të negociatave pres marrëveshje për këtë segment

Нуредини за МИА Финансирањето е клучот за остварување на климатските цели за земјGlasgow, 4 nëntor 2021 (AIM) – Vendet në zhvillim siç është Maqedonia e Veriut, duhet të vendosin qëllimet e tyre për lehtësimin, por financimi është çelësi në arritjen e këtyre objektivave, tha në intervistë për AIM ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili merr pjesë në Koferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26). 

Në kushte të paralajmërimeve drastike nga komuniteti shkencor për përshkallëzimin e krizës klimatike, COP26 filloi më 31 tetor në qytetin skocez Glasgow. Me ftesë të Kombeve të Bashkuara, zyrtarë qeveritarë nga rreth 200 vende gjatë dy javëve do të diskutojnë për mënyrat se si njerëzimi mund të mbajë ende ngrohjen e përshpejtuar globale në një nivel të tolerueshëm. Pritet pjesëmarrja e rreth 25,000 njerëzve, duke përfshirë mijëra gazetarë dhe aktivistë për mbrojtjen e klimës.

Nuredini në intervistën për AIM theksoi se në këtë ngjarje ndoshta për herë të parë vendet më të mëdha dhe ekonomitë e zhvilluara u drejtuan me përpjekje më konkrete, si dhe faktin që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në tryezën e bisedimeve dhe vendosmërinë që tregojnë për të qenë pjesë e zgjidhjes, siç theksoi ai, janë inkurajuese. 

- Edhe pse vendet në zhvillim siç është edhe vendi ynë gjithashtu duhet të vendosin qëllimet e tyre të lehtësimit, financimi është çelësi kryesor për arritjen e këtyre objektivave. Deri në fund të negociatave pres që të arrihet një marrëveshje përfundimtare për këtë segment, si dhe funksionimin e detyrime nga Marrëveshja e Parisit, veçanërisht në pjesën e transparencës. Është e pashmangshme të përcaktohet mënyra e bashkëpunimit dhe kontributit të qeverisë, biznesit, shkencës dhe sektorit civil. Është e nevojshme që edhe përshtatja të fitojë trajtimin, si dhe aspektin e lehtësimit. Dhe natyrisht, të rriten qëllimet kombëtare të lehtësimit për të arritur qëllimin global që të mos tejkalohet ngrohja globale për dy grade celcius, – tha Nuredini për AIM. 

Sa i përket segmenteve në të cilat Maqedonia e Veriut do të jetë më e përfaqësuar, Nuredini theksoi se me ftesë të Qeverisë greke tashmë ka prezantuar analizat e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në trashëgiminë kulturore. Është planifikuar edhe pjesëmarrja në prezantimin e Aleancës për braktisjen e qymyrit, dhe së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të prezentohen aktivitetet e përbashkëta për inkorporimin e ndryshimeve klimatike në procesin arsimor. 

- Duke pasur parasysh se me kontributin tone të rishikuar kombëtar jemi përpjekur për energji dhe tranzicion të drejtë, si dhe mbylljen e REK “Bitola“më së voni deri më vitin 2030, jemi të ftuar edhe në diskutimet e Komunitetit të Energjisë. Vendi ynë do të jetë nikoqir edhe në një ngjarje të veçantë ndërkombëtare në kuadër të programit përcjellës, ku do të zhvillohet një diskutim i hapur për të shkëmbyer dhe gjetur metodat e duhura për zgjidhjen e krizës klimatike, së bashku me të gjithë vepruesit e shoqërisë, theksoi Nuredini.  

Në vazhdim vijon intervista e plotë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini: 

Me çfarë ambicie përfaqësohte Republika e Maqedonisë së Veriut në Glasgow?

Çfarë prezantuat në Samitin e Liderëve botëror?

Me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në maj të këtij viti, Qeveria e miratoi Kontributin e Rishikuar Kombëtar në Marrëveshjen e Parisit me çka vendi ynë angazhohet të reduktojë emetimet e gazrave serë deri në vitin 2030 me 51% ose të shprehur në emetimet neto 82%. Së bashku me presidentin Pendarovski e prezantuam këtë ambicie që bazohet në analiza shkencore, me të cilat u identifikuan 63 masa dhe aktivitete të nevojshme për arritjen e këtij qëllimi. Gjithashtu, së fundmi u miratua edhe strategjia kombëtare e veprimit afatgjatë të klimës me planin e veprimit deri në vitin 2050, me të cilët udhëhiqemi si një nga vendet me politika të definuara qartë klimatike. 

Kemi dëgjuar njoftime për përpjekje të shtuara dhe iniciativa konkrete nga liderë të ndryshëm botërorë, a e përkrah Republika e Maqedonisë së Veriut ndonjë nga këto nisma? 

Përgatitjet për këtë samit ishin të gjata, ku qeveritë në mbarë botën përmes ambasadave të tyre janë kordinuar lidhur me përpjekjet globale të cilat do të prezantohen dhe do të mbështeten gjatë samitit në Glasgow. Ne punojmë me Mbretërinë e Bashkuar si kryesuese e Konferencës së këtij viti të palëve në Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, dhe në përputhje me politikat tona të miratuara klimatike e kemi shprehur mbështetjen në nismat për veprim të përbashkët global në fushën e tranzicionit për energji të pastër, braktisjes së qymyrit dhe menaxhimit me pyjet dhe tokën. Gjithashtu me ftesë të Shteteve të Bashkuara, ne iu bashkuam nismës për kufizimin e emetimeve të metanit, të cilët tashmë janë analizuar në kuadër të përgatitjes së kontributit tonë të rishikuar kombëtar, veçanërisht në fushën e menaxhimit me mbeturinat dhe blegtarisë, si dhe nismës globale për “qeveri të gjelbra ”. 

Cila është përshtypja juaj e përgjithshme nga ajo që keni dëgjuar deri tani dhe çfarë prisni deri në fund të negociatave?

Ndoshta kjo është hera e parë që vendet më të mëdha dhe ekonomitë e zhvilluara janë drejtuar me përpjekje më konkrete. Natyrisht që fakti se Shtetet e Bashkuara janë kthyer në tryezën e bisedimeve dhe duken të vendosur për të qenë pjesë e zgjidhjes është mjaft inkurajuese. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto vende të angazhohen për të mbështetur vendet në zhvillim, sepse të gjithë së bashku jemi pjesë e krizës klimatike. Megjithëse të gjithë vendet në zhvillim, ashtu siç është edhe vendi ynë duhet të vendosit qëllimet e lehtësimit, financimi është çelësi për arritjen e këtyre objektivave. Deri në fund të negociatave pres që të arrihet një marrëveshje përfundimtare për këtë segment, si dhe funksionalizimi i detyrimeve nga Marrëveshka e Parisit veçanërisht në pjesën e transparencës.  Është e pashmangshme të përcaktohet mënyra e bashkëpunimit dhe kontributit të qeverisë, biznesit, shkencës dhe sektorit civil. Duhet që edhe përshtatja të fitojë trajtimin, si dhe aspketin e lehtësimit. Dhe sigurisht, të rriten qëllimet kombëtare të lehtësimit për arritjen e qëllimeve globale për të mos tejkaluar ngrohjen globale për dy gradë celcius. 

Në cilat segmente të programit shumëditor në kuadër të COP26 do të përfaqësohet më dukshëm vendi ynë?

Ne tashmë kemi paraqitur analizën tonë për ndikimet e ndryshimeve klimatike në trashëgiminë kulturore me ftesë të Qeverisë greke. Do të jemi pjesë e prezantimit të Aleancës për braktisjen e qymyrit. Gjithashtu, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës -MASH do të prezantohen aktivitetet e përbashkëta për inkorporimin e ndryshimeve klimatike në procesin arsimor. Duke pasur parasysh se me kontributin tonë të rishikuar kombëtar jemi përkushtuar për energji dhe tranzicion të drejtë, si dhe mbylljen e REK”Bitola” deri në fund të vitit 2030, jemi të ftuar edhe në diskutimet e Komunitetit të Energjisë. Dhe vendi ynë gjithashtu do të jetë nikoqir edhe në një ngjarje të veçantë ndërkombëtare në kuadër të programit shoqërues ku do të zhvillohet një diskutim i hapur për të shkëmbyer dhe gjetur metodat e duhura për zgjidhjen e krizës klimatike së bashku me të gjithë vepruesit e shoqërisë . 

Cili është përfitimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga pjesëmarrja në këto negociata dhe mbështetja e iniciativave dhe përpjekjeve të ndryshme? 

Qasja jonë në mbështetjen e këtyre iniciativave bazohet në analizën e dokumenteve klimatike tashmë të miratuara në nivel kombëtar. Besojmë se me mbështetjen e tyre rrisim mundësinë e avancimit të bashkëpunimit të nevojshëm dhe sigurimin e burimeve financiare për realizimin e të njëjtave. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të marrin pjesë në arritjen e qëllimeve globale, është veçanërisht e rëndësishme që vendet në zhvillim siç është edhe vendi ynë të zënë vendin e tyre në tryezë. Ne si shtet e kemi vendosur udhërrëfyesin, tashmë si Qeveri po realizojmë aktivitete për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, rritjen e efikasitetit të energjisë. Duhet të punojmë gjithashtu për të mbështetur sektorin industrial, bujqësinë, transportin më të gjelbër, menaxhimin me mbeturinat dhe ndryshimin e shprehive të përgjithshme të të gjithë neve. Partneriteti me vendet e zhvilluara mund të na ndihmojë të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht reduktim të ndotjes lokale.